Për Ne

Gjirafa, Inc., është kompani e avancuar e teknologjisë, produkt kryesor i së cilës është makina kërkimore Gjirafa.com. Gjirafa, Inc., është kompani e avancuar e teknologjisë dhe inovacionit, që ka për qëllim lehtësimin e jetës tonë në epokën digjitale, duke ofruar shërbime të bazuara në Internet si: makina kërkimore në gjuhën Shqipe Gjirafa.com, platforma e reklamimit në Internet Gjirafa AdNetwork, shërbimi i shitjes online Gjirafa50.com dhe GjirafaMall.com, Video platforma me përmbajtje ekskluzive GjirafaVideo, platforma e pikave të interesit dhe bizneseve Gjirafa.biz, dhe shumë të tjera. Gjirafa është kompani Amerikane, e themeluar në SHBA nga Mergim Cahani, njëherit edhe CEO, ndërsa bashkëthemelues janë Ercan Canhasi dhe Diogjen Elshani. Gjirafa me degët e saj në Kosovë dhe Shqipëri numëron rreth 80 të punësuar të cilët kryesisht punojnë në dy zyret e saj, Prishtinë dhe Tiranë

Mirë se vini!

Ju faleminderit që keni zgjedhur të përdorni gjirafaKids, te cilës do t’i referohemi si “Shërbimi”.

Ne kemi hartuar këto kushte të përdorimit (të cilave do t’i referohemi si “Kushtet”) ashtu që të njoftoheni me rregullat të cilat definojnë marrëdhënien tonë me ju. Edhe pse jemi munduar që kjo rregullore të jetë sa më e kuptueshme, në të do të hasni edhe terme ligjore. Arsyeja e përdorimit të tyre është se formojnë nenet dhe relacion të detyrueshëm kontraktues ndërmjet juve dhe Gjirafa, Inc. kështu që ju sugjerojmë që t’i lexoni me kujdes.

Duke shfrytëzuar Shërbimin tone, ju pajtoheni dhe merrni përsipër të respektoni në tërësi obligimet tuaja që rrjedhin nga këto Kushte, në të kundërtën me mirësi ju lusim të mos i përdorni Shërbimi tona.
Në kuadër të këtyre Kushteve, termet “JU” apo “përdorues” apo “blerës” nënkuptojnë entitetin apo individin i cili përdor Shërbimi tona, ndërsa “NE” apo “tona” apo “GJIRAFA” nënkupton Gjirafa, Inc., dega në Kosovë, dhe “palët” nënkuptojnë JU dhe GJIRAFA.

GjirafaKIDS përmban kanale dhe përmbajtje qe i dedikohen audiencës së moshës minorene, me ç’rast kushtet e shërbimit duhet pranuar nga prindi ose kujdestari ligjor. Prindi/kujdestari ligjor zotohet që do t’ju përmbahet këtyre kushteve dhe në raport me fëmiun, do të kujdeset dhe mban përgjegjësi për shfaqjen e përmbajtjes. 

1.    Privatësia
Ju lutem lexoni me kujdes Politikën e Privatësisë per GjirafaKIDS të publikuar në ueb faqen tonë në kids.gjirafa.com. Politika e Privatësisë është pjesë integrale dhe e pandashme e këtyre Kushteve.

2.    Të drejtat e autorit
Ne jemi të përkushtuar të mbrojmë të drejtat e autorit dhe angazhohemi që këto të drejta të respektohen në tërësi.
E gjithë përmbajtja e përfshirë, e vënë në dispozicion apo e plasuar përmes ndonjë shërbimi tonë e cila në mënyrë shprehimore theksohet se është vënë në dispozicion ose plasuar nga Gjirafa, siç mund të jenë por pa u limituar: ndonjë tekst, grafike, llogo, imazh, audio klip, shkarkime digjitale, të dhëna të grumbulluara dhe/apo softuere janë pronë e jona, apo e kontraktorëve tanë dhe mbrohen me ligjin mbi të drejtat e autorit të Republikës se Kosovës, ligjet ku operon apo ushtron aktivitetin GJIRAFA dhe normat ndërkombëtare për të drejtat e autorit.
Nëse gjatë shfrytëzimit të shërbimeve tona vëreni se ndonjë e drejtë e autorit është cenuar ju lutem mos hezitoni të na kontaktoni përmes të dhënave të kontaktit të publikuara në ueb faqen tonë.
Kanalet të cilat ndodhen në GjirafaKIDS nuk janë në pronësi të Gjirafa, perveq përmbajtjeve nga GjirafaStudios. Secili kanal e ka pronarin e tij lehtësisht të identifikueshëm dhe secila video ose përmbajtje e plasuar në atë kanal, është përgjegjësi e plotë dhe e vetme e pronarit të Kanalit. Gjirafa do t’ju ndihmoj në lehtësimin e konkaktit me pronarin e kanalit, mirëpo në asnjë rast, Gjirafa nuk mban përgjegjësi për ato përmbajtje. Ju do t’i drejtoheni pronari të kanalit, për pretendimet në lidhje me atë video ose përmbajtje.

3.    Markat Tregtare
Marka e jonë tregtare është e mbrojtur me ligj. Asnjë person fizik apo juridik, gjatë aktiviteteve të tyre tregtare nuk mund të shfrytëzojë ndonjë shenjë që në masë substanciale është identike, ose e ngjashme me markën tone tregtare. Shfrytëzimi i pa-autorizuar i markës tregtare konsiderohet si shkelje e të drejtave pronësore mbi markën e regjistruar tregtare.

4.    Përmbajtja e të tjerëve
Në Shërbimi tona një pjesë e përmbajtjes vjen nga përdoruesit, publikuesit, dhe palëve te treta. Edhe pse ne mundohemi që të rishikojmë përmbajtjet kohë pas kohe, ne nuk e bëjmë këtë për të gjitha faqet, dhe si rezultat nuk mbajmë përgjegjësi për çfarëdo lloj përmbajtje që vjen nga të tjerët nëpërmjet shërbimeve tona. Përmbajtja qe i dedikohet audiencës minorene gjithmonë kontrollohet për t’ju përshtatur moshës së përdoruesve, por në asnjë rast, Gjirafa nuk mban përgjegjësi nësë përmbajtja, përkundër moshës së dedikuar, mund të shkaktoj çfarëdo reagimi te fëmiu. Prindi/kujdestari ligjor mbetet përgjegjës për kontrollim të përshtatshmërisë së përmbajtjes për fëmiun e tij.

5.    Raportimi i përmbajtjes
Ju keni mundësi të raportoni një përmbajtje të pa përshtatshme ose një përmbajtje e cila ju mendoni se ju cenon juve ose personave nën përgjegjësinë ligjore tuajën.
Në rast se ju raportoni një video, përmbajtje ose çfarëdo materiali të shfaqur ne menjëherë do të reagojmë në përputhje me politikat tona të brendshme. 

6.    Komunikimi Elektronik
Ju pajtoheni që të komunikoni me ne në mënyrë elektronike, përmes e-mailit, teksteve, njoftimeve, mesazheve apo përmes shërbimeve të tjera. Ju mund të ruani kopjet e këtyre komunikimeve për nevoja tuaja. Ju pajtoheni se të gjitha marrëveshjet, njoftimet, shpalosjet, dhe komunikimet e tjera që ne ju ofrojmë juve në mënyrë elektronike janë valide dhe të plotëfuqishme dhe janë ekuivalente me komunikimet me shkrim.

7.    Llogaria juaj, abonimi dhe pagesa
Nëse ju hapni llogari tek ne në lidhje me Shërbimi tona, ju do të keni mundësi të shfrytëzoni shërbimin GjirafaKIDS, mirëpo ju mbeteni përgjegjës të ruani konfidencialitetin e llogarisë dhe fjalëkalimit tuaj, si dhe pajtoheni të pranoni përgjegjësinë për të gjitha aktivitetet që bëhen nën llogarinë tuaj dhe fjalëkalimin tuaj. 

8.    Modifikimi i shërbimeve
Ne rezervojmë të drejtën që në çdo kohë dhe pa ndonjë njoftim paraprak të ndryshojmë, përmirësojmë, kufizojmë ose ndërprejmë përkohësisht apo përfundimisht ndonjë nga Shërbimet ose pjesë të këtyre shërbimeve, apo pjesë të funksioneve të këtyre shërbimeve, përfshirë aplikacionet e lansuara. Për më tepër ne rezervojmë të drejtën për të prezentuar apo futur në funksion veçori ose aplikacione të reja për të përmirësuar Shërbimi e tona.

9.    Refuzimi apo anulimi i një transaksioni
Gjirafa rezervon të drejtën që në çdo kohë, nën vullnetin e saj të lirë, të refuzoj apo të anuloj një transaksion online për çfarëdo arsye. Disa situata që mund të rezultojnë që një transaksion online të refuzohet apo anulohet përfshijnë dyshimet për mashtrim me kartelën e kreditit apo debitit, kur ka arsye të besojmë se transaksioni online është i pa-autorizuar, shkel ndonjë ligj, rregull apo rregullore. GJIRAFA në çdo kohë mund të kërkoj verifikime ose informacione shtesë për ndonjë transaksion online.

10.    Tatimet 
Çmimi i shërbimeve të listuara në ueb faqen tonë përfshinë TVSH-në, megjithatë para procesimit të porosisë ju lutem të lexoni me kujdes detajet e porosisë. Në rastet kur në çmimin e produktit apo shërbimit nuk janë të përfshira tatimet apo ngarkesat e tjera të imponuara nga ligjet atëherë ju obligoheni që krahas çmimit blerës të paguani të gjitha tatimet dhe ngarkesat e tjera ( ne raste ku është e aplikueshme).

11.    Kujdesi ndaj klientit
Kujdesi ndaj Klientit ka një rëndësi të veçantë për ne. Nëse ju keni nevojë për ndihmë apo asistencë për procesim të ndonjë transaksioni, gjurmim të porosisë tuaj, apo tjetër, ju keni mundësi që të lidheni drejtpërdrejtë me ne.

12.    Plotësim-Ndryshimet e kushteve
Ne, në vazhdimësi përmirësojmë Shërbimet ekzistuese, si dhe ofrojmë shërbime të reja. Kjo do të thotë që mund të shtojmë funksionalitete të reja, produkte apo shërbime, apo t’i ndalim ato. Ne, mund të ndërmarrim cilin do veprim në çfarëdo kohe dhe mund të mos jemi në gjendje t’ju njoftojmë paraprakisht
Ne shpresojmë qe ju do të përdorni përgjithmonë Shërbimi tona, gjithsesi ju mund të përfundoni marrëdhënien duke fshirë llogarinë tuaj.
Në të njëjtën kohë edhe Ne mund të përfundojmë kontratën tonë në çdo kohë, për çfarëdo arsye, pa njoftim paraprak. Kjo do të thotë se ne mund të vendosim kufizime shtesë në përdorimin tuaj të shërbimeve, apo të mos ju ofrojmë Shërbimi tona. Si p.sh. Ne mund të deaktivizojmë llogarinë tuaj si rezultat i mos shfrytëzimit të shërbimeve për një kohë të gjate.

13.    Detyrueshmëria e këtyre kushteve dhe hyrja në fuqi
Pranimi i këtyre kushteve krijon relacion kontraktues detyrues në mes të Gjirafa dhe juve. Çfarëdo ndryshimi dhe plotësimi i kushteve, konsiderohet se kanë ndryshuar dhe plotësuar relacionin kontraktues në mes neve.  
Këto Kushte hyjnë në fuqi kurdo që shfaqet cilado nga rrethanat në vijim:
-  Në datën e pranimit të tyre gjatë regjistrimit në platformë; ose
-  Në rastet e kushteve të plotësuara dhe ndryshuara, në momentin kur ju vazhdoni të përdorni Shërbimi e Gjirafa, pas plotësimit dhe ndryshimit të kushteve.

14.    Zgjidhja e MOSMARRËVESHJEVE dhe ligji i aplikueshëm
Çdo mosmarrëveshje, mospajtim, ose pretendim që del nga apo në lidhje me këto Kushte, duke përfshirë shkeljen, ndërprerjen ose jo-vlefshmërinë e këtyre Kushteve, do të zgjidhet me arbitrazh në kuadër të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, në përputhje me ligjet e aplikueshme të Republikës së Kosovës.

Politika e Privatësisë (GJIRAFA KIDS)

•    Objektivat dhe Fushëveprimi i Politikës së Privatësisë
Gjirafa ofron shërbime të bazuara në Internet të cilat lehtësojnë jetën në epokën digjitale. Ju mund të kërkoni apo shfletoni informata të ndryshme, të postoni shpallje, kryeni blerje, apo komunikoni nëpërmjet shërbimeve tona dhe e gjithë kjo na bën shumë krenarë dhe të lumtur.
Kur ju përdorni shërbimet tona ju ndani disa informata me ne. Privatësia juaj është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne. Ne përgjigje të rregullores së re për mbrojtjen e të dhënave (GDPR), që ka hyrë në fuqi në Bashkimin Evropian më 25 Maj 2018, ne kemi përditesuar Kushtet e Shërbimit dhe Politikat e Privatësisë. Megjithëse kjo rregullore kërkon zbatim vetëm për qytetarët në Bashkimin Evropian, ne kemi filluar t’i aplikojmë këto përditësime në nivel global duke përfshirë Kosovën, Shqipërinë, dhe Maqedoninë e Veriut.
Ne jemi të përkushtuar të respektojmë dhe mbrojmë privatësinë tuaj. Çfarëdo pyetje që keni në lidhje me politikat e privatësisë ju lutem mos hezitoni të na kontaktoni.
Këto politika që rregullojnë procedurat dhe masat e sigurisë për mbledhjen e të dhënave janë në përputhje me Ligjin e aplikueshëm.
GjirafaKIDS përmban kanale qe i dedikohen audiencës së moshës minorene, me ç’rast kushtet e shërbimit dhe keto politika te privatësisë duhet pranuar nga prindi ose kujdestari ligjor. Prindi/kujdestari ligjor zotohet që do t’ju përmbahet këtyre kushteve dhe në raport me fëmiun, do të kujdeset dhe mban përgjegjësi për shfaqjen e përmbajtjes. 

•    Definimi i termeve
Në kuadër të kësaj Politike të Privatësisë termi “GJIRAFA” apo termi “NE” nënkupton Gjirafa, Inc. (me të gjitha degët dhe kompanitë vartëse).
Aty ku përdoret termi “JU” apo “JUVE” varësisht nga konteksti që përdoret nënkupton por pa u limituar: përdoruesit, blerësit dhe konsumatorët, apo të tjerët të cilët drejtpërdrejtë apo tërthorazi shfrytëzojnë apo përdorin GjirafaKIDS.
Kjo politikë aplikohet për gjirafaKIDS (“gjirafaKids” apo  “Sherbimet”).
Duke përdorur apo shfrytëzuar shërbimet tona dhe/apo duke u regjistruar për të krijuar një llogari të re, ju pranoni dhe pajtoheni me kushtet dhe termet e kësaj Politike të Privatësisë, njëherit autorizoni GJIRAFA që të bëjë mbledhjen, përpunimin, përdorimin, transferimin, shpalosjen, ruajtjen dhe mbrojtjen e të dhënave tuaja personale siç specifikohet në këtë Politikë të Privatësisë dhe ligjet në fuqi. Nëse ju nuk na jepni apo siguroni informacionin që kërkojmë, ne mund të mos jemi në gjendje të ofrojmë të gjitha shërbimet tona për ju.

•    Plotësimet dhe Ndryshimet e Politikës së Privatësisë
Ne mund ta plotësojmë dhe ndryshojmë këtë Politikë të Privatësisë në çdo kohë duke i përditësuar plotësimet dhe ndryshimet në ueb faqen tonë.
Për më tepër nëse plotësim-ndryshimet në Politikën e Privatësisë janë të natyrës thelbësore, mospajtimi i juaj mund të çojë në ndërprerjen e marrëdhënies kontraktuale me ju.

•    Mbledhja e të Dhënave Personale
Ne mund të mbledhim të dhënat dhe informatat tuaja personale (përfshirë edhe pajisjet e ndryshme) kur ju:
Shfrytëzoni shërbimet tona;
Regjistroheni për hapje të llogarisë tek ne;
Përditësoni apo shtoni të dhënat personale në llogarinë tuaj ;
Komunikoni me ne në lidhje me shërbimet tona, dhe;
Rastet tjera siç mund të jenë të specifikuara si më poshtë në këtë Politikë të Privatësisë.

•    Të dhënat personale që ne mund t’i mbledhim përfshijnë si vijon:
Informatat që ju apo në raste kur prindi/kujdestari ligjor i ofroni për ne, si:
Informatat identifikuese siç janë: emri dhe mbiemri, adresa, numri i telefonit, fjalëkalimi apo e-mail adresa, kur ju regjistroni për një llogari me ne.
Përmbajtje tjetër që ju gjeneroni apo që është e ndërlidhur me llogarinë tuaj (siç është shtimi i një artikulli në shportë).
Informacionet e adresës se porosise apo adresës së faturimit dhe informacione të tjera të përdorura nga ju për të blerë ndonjë produkt apo shërbim.
Në disa raste, kur ju përdorni shërbimet tona, ju mund të ofroni informata personale siç mund të jenë: mosha, gjinia, interesat, përvoja, edukimi dhe preferencat tuaja.
Informata shtesë që kërkohen apo autorizohen nga ligjet e aplikueshme për të mbledhur dhe të procesuar me qëllim identifikimin dhe verifikimin e informacionit që kemi mbledhur nga ju.
Në asnjë rast dhe asnjë rrethanë, Gjirafa nuk do të kërkoj që ju të shpalosni të dhënat personale të fëmiut. Ju mund të vendosni emrin e fëmiut tuaj në profil vetëm për qëllim të identifikimit të fëmiut përdorues dhe me qëllim të identifikimit të përmbajtjes së përshtatshme, edhe moshën e tij/saj. 

•    Të dhënat automatike
Informata që lidhen me ndërveprimin tuaj me shërbimet tona;
Preferencat e juaja të marketingut, reklamave dhe komunikimit tuaj me ne. Këtë informacion ne e pranojmë nga pajisjet që ju i përdorni kur shfrytëzoni shërbimet tona, regjistroheni për një llogari te ne, përditësoni apo shtoni informata në llogarinë tuaj, participoni në diskutime apo chat-e, apo kur ju komunikoni me ne në lidhje me shërbimet tona. Ky informacion përfshin si vijon: ID-në e pajisjes tuaj apo numrin unik identifikues dhe llojin e pajisjes, sistemin operativ apo të ngjashme.
Informata mbi vendndodhjen gjeografike, nga IP adresa apo të shënimeve tjera të pajisjes.
Informatat e kompjuterit, siç mund të jenë statistikat e shikimit të faqeve nga ana e juaj, qarkullimi për apo nga sajtet e caktuara, linqeve, referimet URL, IP adresat tuaja, historinë tuaj të shfletimeve apo të dhënat tuaja të kyçjes në ueb faqet tona, apo partnereve tanë.
Termet e kërkimit apo filterët e përdorur.

•    Të dhënat duke përdorur cookies
Cookie eshte nje fajll standard qe vendoset në kompjuterin apo pajisjen e juaj. Ne mund te përdorim cookies apo teknologjitë e ngjashme për mbledhjen e informatave në lidhje me faqet që ju shikoni, linqet që ju klikoni, dhe veprimet e tjera që ju ndërmerrni në shërbimet tona, brenda reklamave tona apo përmbajtjes së e-mailit ne mënyrë që të ofrojmë shërbime sa më relevante. Edhe pse shumica e shfletuesve të internetit i pranojnë automatikisht cookies, ato gjithashtu ofrojnë mundësi të pranimit, lajmërimit apo refuzimit të tyre në momentin që tentohet vendosja e tyre në kompjuter apo pajisje. Gjithsesi një pjese e shërbimeve tona mund të mos funksionoje si duhet nëse ju i refuzoni cookies. Kur shfletuesi i juaj i internetit e lejon vendosjen e cookies, ne i përdorim edhe cookies për mirëmbajtje të sesionit edhe cookies të vazhdueshme në mënyrë që të kuptojmë më mirë se si ndërveproni me shërbimet tona, si: ofrimin e sigurisë se llogarisë, personalizimin e përmbajtjes qe ju shfaqim përfshirë reklamat apo ruajtjen e preferencave te juaja.

•    Të dhënat nga burime të tjera
Ne mund të plotësojmë të dhënat personale që ne mbledhim me informacione nga palët e treta dhe të shtojmë atë në informacionin e llogarisë suaj. Për shembull, ne mund të mbledhim dhe të përdorim informacione demografike që janë publikisht në dispozicion, siç lejohet nga ligjet e aplikueshme.
Personalizimi nëpër pajisje te ndryshme. Kur ju qaseni në Gjirafa nga shfletuesi apo pajisja ne e asocojmë shfletuesin me atë shfletues apo pajisje me llogarinë e juaj për qëllime te kyçjes, sigurisë dhe personalizimit. Shembull nëse ju vizitoni një faqe që përmban sport ne pajisjen laptop, ne mund të ju shfaqim reklama në lidhje me sportin në pajisjen e juaj celulare.
Te dhënat nga ueb faqet e palëve te treta. Ne përdorim informata të përshkruara në këtë politike të privatësisë për të ndihmuar të shfaqim reklama më relevante për ju, të masim efektshmërinë e tyre dhe të njohim pajisjet e juaja që të ju shërbejmë reklama. Kur ju i vizitoni ueb faqet e palëve të treta të cilët janë pjesë e platformës Gjirafa AdNetwork, ne mund të pranojmë të dhëna të përdorimit.

•    Te dhënat për procesim të pagesave
Ne nuk i mbledhim, ruajmë apo procesojmë të dhënat e kartelave bankare me të cilat mund të kryhet pagesa. Në raste kur procesimi i pagesave kryhet nga palët e treta kushtet dhe politikat e palëve të treta aplikohen.
 
Arsyeja e mbledhjes dhe përdorimit
Ne përdorim dhe ruajmë të dhënat tuaja personale të mbledhura nga ju për qëllimet si më poshtë:
Identifikimin tuaj për qasje te sigurte në shërbime tona;
Ofruar shërbime te personalizuara dhe relevante;
Për të përmirësuar shërbimet tona ndaj jush; 
Për t’ju kontaktuar ne lidhje me llogarinë tuaj, si p.sh. dërgimi i e-mail për te vërtetuar llogarinë me e-mail apo SMS, apo për të ju kthyer përgjigje kur ju na kontaktoni neve.
Personalizimin e reklamave dhe komunikimeve tona për qëllime marketingu;
Parandaluar, zbuluar, zvogëluar, dhe hetuar aktivitet mashtruese dhe ilegale;
Qe teknikisht të kemi mundësi të ju shërbejmë, si dhe për testime të algoritmeve, për të përmirësuar eksperiencën e juaj dhe për të shfaqur reklama sa me relevante.

•    Si i ruajmë të dhënat e mbledhura
Ne ruajmë të dhënat tuaja personale për aq kohë sa është e nevojshme dhe janë të rëndësishme për ofrimin e shërbimeve tona, në përputhje me ligjet në fuqi. Përveç kësaj, ne mund të ruajmë të dhënat tuaja personale edhe pas mbylljes së llogarisë tuaj për të parandaluar mashtrimin, për të mbledhur ndonjë borxh të papaguar, zgjidhjen e kontesteve, për të zbatuar marrëveshjen tonë për Kushtet e Përdorimit, për të ndihmuar çdo hetim, dhe të ndërmarrë veprime të tjera të lejuara ose të kërkuara me ligjet e aplikueshme.
Në rastet kur nuk është më e nevojshme për ne për të ruajtur të dhënat tuaja personale apo kur shuhet qëllimi për të cilin janë mbledhur apo ruajtur të dhënat tuaja personale, ne bëjmë shkatërrimin e tyre në mënyrë të sigurtë në përputhje me ligjet nacionale për privatësinë dhe mbrojtjen e të dhënave personale dhe politikave tona të brendshme.

•    Informatat të cilat i ndajmë dhe i shpalosim
Ne nuk i shesim te dhënat e juaja. Ne i përdorim te dhënat e juaja për të ju shërbyer me mirë, si dhe për t’i shfaqur reklamat që ne mendojmë që do të ju pëlqejnë. 

•    Ofruesit e shërbimeve
Ne përdorim ofrues të shërbimeve për të kryer funksione dhe ofruar shërbime në vendet ku ne operojmë. Shembull ne përdorim shërbime të ndryshme të palëve të treta që na ndihmojnë të operojmë ofrimin e shërbimeve tona, si hostimi i serverëve apo aplikacioneve tona, apo te na ndihmojë të kuptojmë përdorimin e shërbimeve tona, si Google Analytics apo Hotjar. Ne ndajmë informatat e pagesës me ofrues te shërbimeve për te procesuar pagesa, ndaluar, detektuar apo hetuar mashtrim apo aktivitete të ndaluara, ndihmuar zgjidhjen e kontesteve si kthimi i mjeteve apo inkasim i mëvonshëm, dhe çështje të tjera të pranueshmërise së kartelave të debitit apo kreditit.

•    Ligji dhe interesi publik
Duke mos ju përmbajte asgjëje që është në të kundërt të kësaj politike të privatësisë apo kontrollit te cilat përndryshe mund t’ju kemi ofruar juve, ne ruajmë, përdorim, apo shpalosim te dhënat e juaja personale nëse besojmë që janë arsyeshmërisht të domosdoshme për të qenë në përputhje me ligj, procese rregullative, apo kërkesa qeveritare; për të mbrojtur sigurinë e cilit do person, për të mbrojtur sigurinë dhe integritetin e platformës tonë, përfshi ndihmën që të parandalojmë spam, abuzim, apo veprime të pa lejuara në shërbime tona, apo për të shpjeguar pse i kemi larguar përmbajtjet e llogarive prej shërbimeve tona; për të adresuar mashtrim, qështje të sigurisë apo qështje teknike; apo për të mbrojtur të drejtat tona apo pronën e atyre që përdorin shërbimet tona. Gjithsesi, asgjë në këtë politikë të privatësisë nuk ka për qëllim të ju kufizoje juve për mbrojtje ligjore apo kundërshtim që ju mund të keni ndaj palëve të treta, përfshi kërkesat e qeverive për shpalosje të të dhënave personale.

•    Si mund t’i kontrolloni të dhënat të cilat i keni ndarë me ne
Ju i kontrolloni të dhënat që i ndani me ne. Në çdo kohë ju keni mundësi të vizitoni https://une.gjirafa.com ku do t’i keni në dispozicion të gjitha të dhënat e juaja personale, mundësitë për t’i kufizuar, fshirë apo korrigjuar të dhënat, pëlqimin e dhënë, apo hequr pëlqimet paraprake apo deaktivizuar llogarinë e juaj. Ne gjithashtu ju mundësojmë që të dhënat e juaja të jenë lehtësisht të bartshme duke ju mundësuar që t’i shkarkoni ato, apo në mënyrë të lehtë të na kontaktoni.

•    Qasja në të dhënat tuaja personale
Ne ndërmarrim hapa të nevojshëm për të siguruar dhe garantuar se të dhënat personale që ne mbledhim janë të sakta dhe të përditësuara, dhe sigurojmë që ju keni mundësinë e qasjes dhe korigjimit të tyre. Ju mund t’i shihni, rishikoni, ndryshoni të dhënat tuaja personale duke u kyçur në llogarinë tuaj apo duke vizituar https://une.gjirafa.com . Ju lutemi përditësoni të dhënat tuaja personale menjëherë posa ato ndryshojnë apo janë të pa sakta. Ne nuk marrim përsipër asnjë kompenzim për ndonjë dëm që mund të shkaktohet si rezultat i të dhënave tuaja të pa sakta dhe të pa përditësuara.

•    Qasja apo korrigjimi i te dhënave
Nese jeni regjistruar për llogari në Gjirafa, ne ju ofrojmë mundësi ne SSO (single Sign On) të qaseni, korrigjoni, fshini apo modifikoni të dhënat personale që na i keni ofruar dhe që janë të assocuara me llogarinë tuaj. Ju mund të shkarkoni disa pjesë të informatave në https://une.gjirafa.com .

•    Kundërshtimi, kufizimi apo tërheqja e pëlqimit
Kur ju jeni të kyçur në llogari të Gjirafa, ju mund të menaxhoni konfigurimet e privatësisë dhe funksionet e llogarisë në SSO në çdo kohë. Gjithsesi nëse ju bëni revokimin e pëlqimit tuaj për mbledhje, përdorim, procesim, transfer apo shpalosje të të dhënave tuaja personale për qëllimet e specifikuara në këtë Politikë të Privatësisë, ju mund të mos keni qasje në të gjitha shërbimet tona, dhe ne mund të mos jemi në gjendje të ju ofrojmë juve të gjitha shërbimet dhe mbështetjen që ofrohet për përdoruesit e tjerë.

•    Bartja
Gjirafa ju mundëson që të shkarkoni informatat te cilat i keni ndarë nëpërmjet shërbimeve duke klikuar në https://une.gjirafa.com .

•    Preferencat e komunikimit
Ju keni mundësi të zgjedhni se si ne mund të përdorim të dhënat tuaja personale për të komunikuar me ju, për t’ju dërguar njoftime informuese dhe se si ne mund të ju dërgojmë reklama të personalizuara dhe relevante.
Ju mund të kontrolloni metodat përmes të cilave ne mund të ju kontaktojmë juve në lidhje me llogarinë tuaj, dhe aktivitetet tuaja të blerjes apo aktivitetet e tjera duke vizituar faqen https://une.gjirafa.com .

•    Ndryshimi i Pronësisë
Në rast bashkimi, shkrirje, blerjes apo shitjes nga apo në një kompani tjetër, ne mund të ndajmë të dhënat tuaja personale me subjektin e ri të kombinuar në përputhje me standardet tona të përcaktuara në këtë Politikë të Privatësisë. Nëse një e gjë e tillë ndodhë, ne do të kërkojmë që subjekti i ri i kombinuar të zbatojë në përpikëri këtë Politikë të Privatësisë në lidhje me të dhënat tuaja personale.

•    Siguria
Ne mbrojmë të dhënat tuaja duke përdorur masa të larta teknike fizike dhe administrative të sigurisë me qëllim të minimizimit të rrezikut nga ndonjë humbje, keqpërdorim, qasje e paautorizuar, zbulim dhe ndryshim. Disa nga masat mbrojtëse që ne përdorim janë firewalls dhe enkriptimi i të dhënave dhe nivele të larta të kontrollit dhe autorizimeve për qasje në të dhënat tuaja personale. Nëse besoni se llogaria juaj është abuzuar, ju lutemi kontaktoni menjëherë përmes e-mailit [email protected]

•    Praktikat e Privatësisë së Palëve të Treta
Kjo Politikë e Privatësisë adreson vetëm përpunimin, përdorimin, transferin, shpalosjen dhe ruajtjen e të dhënave tuaja personale që ne i mbledhim nga ju. Nëse ju shpalosni të dhënat tuaja personale me të tjerët, ose në qoftë se ju jeni drejtuar në një faqe interneti të palës së tretë, do të zbatohen politikat, praktikat dhe njoftimet e tyre të privatësisë.
Ne ju inkurajojmë që para së të hyni në një transaksion apo para zbulimit të të dhënave tuaja personale me partnerin tuaj tregtar të vlerësoni me kujdes politikat e tyre të privatësisë dhe sigurisë.

•    Sugjerimet dhe Ankesat
Nëse ju keni ndonjë pyetje, sugjerim apo ankesë për këtë Politikë të Privatësisë, apo në lidhje me të drejtën tuaj të privatësisë dhe mbrojtjen e të dhënave tuaja personale ju mund të na kontaktoni përmes e-mailit [email protected].

•    Fëmijët dhe shërbimet tona
Përmbajtja ne GjirafaKIDS është e dedikuar për fëmijët të cilët nuk kanë arritur moshën e pjekurisë, prindi apo kujdestari ligjor mban përgjegjësi për zbatimin e politikave dhe kushteve të përdorimit. Gjirafa në asnjë rast nuk mund të mbahet përgjegjëse për veprimet e prindit apo kujdestarit ligjor në raport me fëmiun. Ju lusim që fëmiun ta përcjellni me kujdes gjatë përdorimit të përmbajtjes. 

•    Ndryshimet në këtë Politikë të Privatësisë
Ne mund ta revidojmë kohë pas kohe këtë politikë të privatësisë. Versioni më i përditësuar do të rregullojë procesimin tonë të informative tuaja personale dhe gjithmonë do të jetë në kids.gjirafa.com/per-ne#politika-e-privatesise . Nëse bëjme ndryshime në këtë politikë, që sipas vlerësimit tonë është me peshë do të ju njoftojmë përmes faqes tonë ne facebook ose e-mail. Cila do mënyrë që përdoret për njoftim është zyrtare. Duke vazhduar te çaseni apo përdorni shërbimet pasi që këto ndryshime të hyjnë në fuqi ju pajtoheni me përditësimet.

Ndrshimet ne kushtet e privatësisë aplikohohen vetem ne shfletuesin dhe paisjen qe po perdorni tash. Nese krijoni perdorues, keto kushte do vlejne gjithmone kur jeni te kyqur.


Cookies jane te nevojshme qe kjo faqe te funksionoi
Pa cookies sherbimet tona nuk mund të përdoren

Personalizimi sipas sjelljes
Ne e bëjmë personalizimin bazuar në përmbajtjen që shihni. Tjetra, ne rregullojmë përmbajtjen që shihni bazuar në interesat tuaja.

Cookies për Marketing
Këto cookies përdoren nga rrjetet e reklamimit si dhe rrjetet sociale për ti rregulluar reklamat që ju shihni në menyrë që të jenë interesante për tu shikuar.

Zgjidhni veprimin që dëshironi të kryeni. Pasi të paraqisni kërkesen , ne do t'ju dërgojmë një  link verifikues për të verifikuar identitetin tuaj si dhe për ta kompletuar veprimin e kërkuar.

  • Unë dua ti marr të gjitha informatat personale që keni për mua

  • Dua të kundërshtoj përpunimin e të dhënave të mia personale

  • Dua ti përditsoj informatat e mija personale

  • Dua ti transferoj informatat e mia personale diku tjetër

  • Unë dua ti fshij të gjitha informatat personale që keni për mua

  • Dua të anuloj pëlqimin tim për përpunimin e të dhënave të mia personale

Gjirafa, Inc - Dega në Kosovë

Adresa: Magjistralja Prishtine - Ferizaj, km i 6-te

Tel: +383 (0) 49 202 040

Email: [email protected]

 

Gjirafa Shqiperi - SHPK

Adresa: Tirana Business Park, Rinas, Tiranë, Shqiperi

Tel: +355 (0) 68 803 0303

Email: [email protected]

 

© 2019 Gjirafa, Inc.