Me njërin prind afër, hapni llogari në gjirafaKIDS.

Vetëm prindi mund të aktivizojë gjirafaKIDS.

Kyçuni me llogari të prindit

Tani ju mund të kyçeni dhe të krijoni profile për fëmijët tuaj. Herën e ardhshme që kyçeni nga pajisja juaj, profilet e fëmijëve tuaj do të jenë të gatshme. Kyçu me llogari të prindit dhe mund të fillojmë.

Tung Prind!

Vendosni vitin kur keni lindur. Kjo është vetëm për të verifikuar moshën dhe nuk ruhet askund.

MIRË SE VINI

Para se të lejoni fëmijën tuaj të hulumtojë botën argëtuese të gjirafaKIDS, vendosni mbi kontrollin e sigurisë ndaj fëmijëve.

Kyçuni me llogari të prindit

Kyçuni me llogarinë tuaj personale që të krijoni një profil dhe të keni më shumë kontroll prindëror. Nëse nuk doni të kyçeni, ju mund ta kaloni këtë hap.

Aktiviteti në gjirafaKIDS nuk do të futet në historinë tuaj të shikimeve.

NJOFTIM PËR PRINDËRIT


Informacione të rëndësishme për privatësinë në lidhje me GjirafaKIDS

Para se fëmija juaj të fillojë, ne duam të sigurohemi që të kuptoni se si platforma mbledh dhe përdor informacionet personale.


Informacione që mbledhim

GjirafaKIDS mbledh informacione bazuar në përdorimin e platformës nga fëmija juaj, si kur shikojnë një video.

Informacion në lidhje me pajisjen dhe platformën e përdorur për tu qasur në shërbim. Ky informacion përfshin:

llojin dhe cilësimet e pajisjes, të tilla si modeli i harduerit dhe versioni i sistemit operativ;

informacion log, duke përfshirë detaje se si përdoret shërbimi ynë, informacione për ngjarjet në pajisje dhe adresën e protokollit të Internetit (IP) të pajisjes;

numrat unik të platformës, siç është numri i versionit të platformës; dhe

identifikues unik, të cilët përdoren për të mbledhur dhe ruajtur informacione në lidhje me një aplikacion ose pajisje, të tilla si aktiviteti i platformës dhe cilësimet e tjera.

Aktiviteti i platformës. Ky informacion përfshin videot që fëmija juaj shikon, termat e tyre të kërkimit dhe ndërveprimet e tjera me përmbajtjen.


Si i përdorim informacionet që ne mbledhim

Ne përdorim informacionin që mbledhim për qëllime të brendshme operacionale, parandalim të abuzimit, zbatim te kufizimeve tona te përmbajtjes sipas licencës, sigurimin dhe përmirësimin e shërbimit.

Ne gjithashtu i përdorim këto informacione për t'u ofruar përdoruesve përmbajtje të personalizuar. Ne shoqërojmë një identifikues që është unik për platformën me videot që fëmija juaj ka shikuar dhe termat që ata kanë kërkuar për të rekomanduar përmbajtje që ka të ngjarë të jenë me interes për ta, në varësi të kontrolleve të përshkruara më poshtë.

Platforma nuk lejon reklama të bazuara në interes ose riblerje.

GjirafaKIDS nuk lejon që fëmija juaj të ndajë informacione personale me palë të treta ose t'i vëje ato në dispozicion të publikut.

Informacionin që ndajmë

Ne nuk do të zbulojmë informacione individuale të përdoruesve jashtë Gjirafa nëse nuk aplikohet një nga rrethanat e mëposhtme:

a) Me pëlqim

Ne mund të ndajmë informacione individuale të përdoruesve me kompani, organizata ose individë jashtë Gjirafa kur kemi pëlqimin prindëror.

Ne do të ndajmë informacione individuale të përdoruesve me kompani, organizata ose individë jashtë Gjirafa nëse kemi një besim të mirë se qasja, përdorimi, ruajtja ose zbulimi i informacionit është i nevojshëm për:

b) Për arsye juridike

Të jemi në përputhje me ligje, rregullore, procese ligjore në fuqi ose kërkesë qeveritare që kërkohet të zbatohet.

Për zbatim të kushteve të shërbimit në fuqi, përfshirë hetimin e shkeljeve të mundshme.

Zbulim, parandalim apo adresim të mashtrimit, probleme të sigurisë ose teknike.

Mbrojtur nga dëmtimi i të drejtave, pronave ose sigurisë së Gjirafa, përdoruesve tanë ose publikut ashtu siç kërkohet ose lejohet me ligj.

c) Për përpunim të jashtëm

Ne mund të sigurojmë informacione individuale të përdoruesit për bashkëpunëtorët tanë ose bizneset ose personat e tjerë të besuar për t’i përpunuar ato për ne, bazuar në udhëzimet tona dhe në përputhje me politikën tonë të privatësisë dhe çdo mase tjetër të sigurisë dhe konfidencialitetit.


Ju mund të gjeni informacione shtesë mbi kushtet e përdorimit dhe politiken e privatësisë të GjirafaKIDS.


Datë: 16 prill 2020