Çfarë janë KidsTitujt?

Kur luani në KidsTap, ju pajiseni me tituj të ndryshëm, në bazë të pozitës që arrini në lojë. Një gjë është e sigurtë: të gjithë ju që luani jeni SUPERHERONJ! Por, ju mund të bëheni edhe Gjenial/e, Fantastik/e apo Brilant/e. Të gjitha këto mund t’i arrini nëse tregoheni të suksesshëm në KidsTap.

Llojet e KidsTitujve

SUPERHERO – Ju jeni të fortë, të mençur, e të shkathtë. Jeni vërtetë Superheronj. Ky titull i vendoset çdo lojtari të KidsTap. Ne ju konsiderojmë si superheronjtë tanë, prandaj ju e meritoni këtë titull më shumë se çdokush.

GJENIAL/E –I mençur dhe i shpejtë. Një titull që vetëm më i miri i KidsTap mund ta fitojë. Ky titull i vendoset vendit të parë në ndonjë nga edicionet e KidsTap. Të jesh i pari në këtë quiz nuk është e lehtë, prandaj duhet të jesh krenar për këtë titull.

FANTASTIK/E – Ata që na mahnisin me lojën e tyre. Fantastikët e KidsTap! Ky titull shkon për ata që zënë vendin e dytë në KidsTap. Ata konsiderohen shumë të fortë në këtë lojë, dhe thuajse të paarritshëm. 

BRILANT/E – I dijshëm apo e dijshme. I aftë apo e aftë. Brilant apo brilante bëhet ai apo ajo që zë vendin e tretë në KidsTap. Nuk është e pamundur të bëhesh brilant/e, por nuk është as sfidë e lehtë.

Emblemat


Superhero

Ti ke luajtur më së paku një lojë në KidsTap, ndaj për ne je një SUPERHERO!

Gjenial/e

Ky super titull shkon për fituesin e Vendit të Parë, për të nderuar mendjen e tij gjeniale!

Fantastik/e

Kush arrin të dalë i/e dyta, meriton plotësisht të quhet Fantastik/e!

Brilant/e

Vendi i Tretë është po prapë i rëndësishëm, ndaj fituesi prej atij momenti do të gëzojë titullin Brilant/e!